Artan Hoxha publikon pamjet: Po digjet Mali i Shenjtë i Bektashinjve (FOTO LAJM)

Përmes një postimi në Facebook, gazetari investigative Artan Hoxha ka publikuar disa pamje ku shihet të digjet mali i Tomorrit.

Hoxha shkruan se, po digjet mali i Shenjtë i Bektashinjve dhe e mbaron postimin e tij duke thënë se e keqja nuk ka fund

Postimi i Artan Hoxhës:

Pamje apokaliptike….

Nuk eshte tymi i vullkanit në malin e Vezuvit, nuk jane as re vere mbi Malin e Tomorrit.

Eshte tymi i zjarrit qe po djeg Malin e Shenjte të Bektashinjve, fotografuar nga autostrada Tirane-Elbasan…

E keqja nuk paska fund…/albeu.com


Shtuar 28.06.2021 17:46