Disa studiues gjermanë kanë dalë në një përfundim të papritur lidhur me atë që është cilësuar si sëmundja e shekullit.
Rezultati ishte se pabarazia sociale po ndikon gjithnjë e më shumë në shkallën e rasteve të reja me kancer në Gjermani. Studiuesit së pari klasifikuan të gjitha rajonet e përfshira në studim në pesë grupe të ndryshme duke përdorur një indeks socio-ekonomik, i cili përfshinte ndër tjerash, të ardhurat, shkallën e punësimit dhe arsimin. Ata zbuluan se më pak njerëz janë sëmurë nga kanceri në këtë periudhë – në të gjitha pesë grupet e studiuara.
Sipas studiuesve, në shtimin e numrit të personave të sëmurë nga kanceri ndikon edhe stili i jetesës. Ndër të tjera ndikojnë edhe gjendja socio-ekonomike, përdorimi i duhanit, mungesa e stërvitjeve dhe praktimit të sportit, mbipesha dhe disa faktorë të tjerë.