Një prej studenteve të universitetit Western Balkans, Klea Sinjari është përzgjedhur fituese për praktikë kërkimore në Zvicër në një program intensiv prestigjioz të financuar plotësisht, me një kohë prej tre muajsh, për kërkime në fushën e bioinformatikës që drejtohet nga Qendra Kombëtare Bio-Inspired Materials e Kompetencave në Kërkime, në bashkëpunim me Fondacionin Zviceran të Shkencave të Kërkimit në Universitetin e Friburgut.
Duke qenë pjesë në këtë qendër ndërdisiplinore, të njohur për inovacion dhe kërkim, studentja e përzgjedhur do të ketë mundësinë të thellohet në kërkimin shkencor.
Çdo vit, NCCR Bio-Inspired Materials i jep mundësinë 20 studentëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në kërkime inovative brenda njërit prej grupeve të kërkimit të qendrës, të vendosura në institucione të rëndësishme zviceranë. Çfarë e veçon këtë mundësi është impakti i dukshëm që praktikantët e kaluar kanë pasur në publikimet shkencore, duke nënvizuar cilësinë e jashtëzakonshme të kërkimeve dhe praktikën e ofruar për pjesëmarrësit.
Për më tepër, vlen për t’u përmendur që procesi i zgjedhjes për këtë praktikë është shumë konkurrues, duke veçuar kandidaten e zgjedhur nga një grup prej mbi 1000 aplikantëve, duke përfshirë studentë nga disa prej universiteteve më të mira botërore.
Ndërsa studentja e zgjedhur përgatitet për të filluar këtë eksperiencë të rrallë, i urojmë shumë fat, të zgjerojë horizontet e saj intelektuale dhe të luajë një rol kyç në avancimin e njohurive dhe inovacionit në fushën dinamike të bioinformatikës.
Në një njoftim emocionues, studentja Klea Sinjari shkruan:
“Jam e emocionuar të njoftoj se jam përzgjedhur për një praktikë kërkimore prestigjioze në Zvicër. Ky është një program intensiv i kërkimit shkencor të bioinformatikës, që zgjat tre-muaj, i financuar plotësisht, i cili organizohet nga Qendra Kombëtare e Materialeve Bio-Inspired të Kompetencës në Kërkim dhe nga Fondacioni Kombëtar Zviceran i Shkencës në Universitetin e Friburgut. Si pjesë e kësaj qendre ndërdisiplinore, e njohur për kërkimin shkencor dhe inovacionin e saj, unë do të kem mundësinë e artë të hulumtoj në kërkimet e kohëve të fundit. Çdo vit, NCCR Materialet Bio-Inspired u ofron deri në 20 studentë universiteti nga e gjithë bota mundësinë për të marrë pjesë në kërkime inovatore brenda një prej grupeve kërkimore të Qendrës në institucionet kryesore zvicerane. Ajo që është vërtet emocionuese është se praktikantët e verës së kaluar kanë kontribuar në mënyrë aktive në botime shkencore, duke shfaqur cilësinë e jashtëzakonshme të kërkimit dhe përvojën e vlefshme në praktikë, të ofruar për studentët. Për më tepër, është përulëse të jesh në mesin e të përzgjedhurve nga mbi 1000 konkurrentë, duke përfshirë studentë nga 20 universitetet më prestigjioze në mbarë botën”.