Studentët shqiptarë në RMV, nesër sërish në protestë/ Tubimi në Shkup për provimin e jurisprudencës në Gjuhën Shqipe, thirrjeve qytetarëve t’u bashkohen

Studentët shqiptarë në Shkup, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026. Protesta pritet të nisë në orën 16:30 dhe organizimi është njoftuar të mbahet në Urën e Gurit.

Protesta organizohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në Gjuhën Shqipe.

Të lidhura

None found

Tubimi do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku theksohet rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.

Studentët apelojnë që qytetarët të mos mungojnë në këtë tubim.


Shtuar 17.05.2026 15:51

jojobetjojobetcasibomcasibompokerklas giriş