Strëvitjet ushtarake në Gjermani, përplasen dy tanke, lëndohen 12 ushtarë

Dy tanke të tipit “PUMA” , janë përplasur gjatë një stërvitjeje ushtarake në Gjermani.

Për pasojë 12 ushtarë kanë mbetur të lënduar.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur gjatë një stërvitje në një qendër trajnimi ushtarake në Gjermaninë lindore, tha ushtria gjermane të mërkurën.

Policia ushtarake e Gjermanisë ka nisur një hetim për incidentin, tha një zëdhënës i ushtrisë për Reuters, duke shtuar se një nga ushtarët u plagos rëndë dhe u dërgua në spital. Por për fat të mirë gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën.

Incidenti me “Pumat”, të cilat peshojnë rreth 40 tonë secila, ndodhi në terrenin e stërvitjes ushtarake Altmark , rreth 50 kilometra larg Magdeburgut./albeu.com/