Stresi u përfshi në rrëmbimin e Kozakut, ish-partnerja e reperit merr vendimin e papritur (FOTO LAJM)

Rrëmbimi i Kozak Braçit ka qenë kryefjalë e rrjetit ditët e fundit dhe në këtë histori është përfshirë edhe reperi Stresi.

Stresi doli publikisht ku u shpreh se ishte ai që e shpëtoi Kozakun, por ky i fundit e mohoi kategorikisht e madje iu drejtua reperit të mos marr lëvdata kot.

Por mesa duket përfshirja e Stresit nuk i ka pëlqyer aspak ish partneres së tij, Kejsit. Ajo ka hequr reprin nga Instagram edhe pse pas ndarjes gëzonin respekt dhe miqësi me njëri-tjetrin.

“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, ka lajmëruar kështu Stresi ndarjen me Kejsin pak muaj më parë./albeu.com/


Shtuar 25.09.2021 11:27