Stresi i uron “suksese”, Spiropali i kthehet me ironi: Të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona (FOTO LAJM)

Reperi i njohur StresI, i cili gjithmonë ka shfaqur bindjen e tij të djathtë në politikë, së fundmi ka komentuar në një video të publikuar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Në video-selfien e realizuar nga Spiropali,  vetë ministrja shprehet se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.

Ndërkohë Stresi komenton: “Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jetë një humbje e madhe për ju”.-shkruan Stresi në postimin e ministres në “Instagram”.

Por ky koment, nuk mund t’i shpëtonte ministres e cila ia kthen: “Hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona”, i përgjigjet Spiropali.


Shtuar 28.03.2021 11:07