Strehimi i afganëve në Shqipëri, Yuri Kim: Nuk e dimë sa janë, destinacion final kanë SHBA-të

Ndërsa sot mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është takuar me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim.

Pas takimit ato kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Ambasadorja Kim tha se, nuk ka një numër konkret pasi situata po ndryshon me shpejtësi, teksa vlerësoi sërish vendimin e qeverisë shqiptare për t’i mikpritur. Kim theksoi se afganët kanë destinacion final SHBA.

“Patëm një takim shumë të mirë për situatën në Afganë. Është diçka që bota duhet ta dijë dhe për të cilën ne duhet të jemi krenar për shqiptar, situata po ndryshon shumë shpejt, SHBA po punon shumë ngushtë me qeverinë shqiptare. Nuk kemi një numër akoma, se situata po ndryshon shumë shpejt, ato do të vijnë  këtu dhe do të shkojnë në destinacion final SHBA, disa po shkojnë direkt në SHBA-ja”, tha Kim.

Kujtojmë se, grupi i parë pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 16:30 dhe dy janë vendet ku do të strehohen, 2 godina të konvikteve në Qytet Studenti dhe në hotele në Durrës./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 12:25