Strategjia e re e Barcelonës, “sakrifikohet” Coutinho për mbulimin e borxheve

Është në dyshim në qoftë se Philippe Coutinho do të luajë përsëri për Barcelonën.

Diario Sport raporton se Barcelona i kanë borxh Liverpoolit më shumë se 50 milionë euro.

Kjo për arsye të bonuseve që janë përfshirë në marrëveshjen mes klubit blaugran dhe The Reds.

Ideja e Barcelonës është që të shesë Coutinhon në afatin kalimtar veror, kështu që ta paguajnë borxhin me ato para.

Braziliani ka bërë vetëm 14 paraqitje me Barcelonën këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe ka regjistruar dy asistime.

Coutinho është lënduar në dhjetor dhe po vazhdon të jetë jashtë fushave për arsye të operacionit që ai ka bërë më 2 janar


Shtuar 13.03.2021 16:10