Strakosha: Duam të provojmë për “KATAR 2022”

Pas një periudhe të vështirë te Lazio, ku prej kohësh qëndron në stol, Thomas Strakosha duket se ka gjetur lumturinë në Kombëtare.

Futbollisti është grumbulluar me Shqipërinë për 3 ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

Madje me shumë mundësi, portieri do të jetë titullar në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, teksa lumturinë e tij për grumbullimin e shfaq edhe në një postim në “Instagram”.

Në postimin e tij, Strakosha shkruan: “Është bukur të jem përsëri me ekipin tim kombëtar, veçanërisht me një objektiv madhor përpara. ‘Katar 2022’, duam të provojmë”, shkruan Strakosha.


Shtuar 24.03.2021 14:19