Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton

Stilistja shqiptare e veshjeve të grave Nensi Dojaka ka fituar edicionin e 2021 të Çmimit LVMH për dizajnerët e Rinj, mes 1,900 aplikantëve nga 110 vende të botës.

Çmimi përfshin një grant prej 300,000 eurosh dhe një mentorim njëvjeçar, raporton albeu.com.

Që nga themelimi i tij në 2014, Çmimi LVMH ka premtuar se do të sigurojë talente të rinj nga e gjithë bota me financime dhe lidhje të brendshme.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nensi Dojaka (@nensidojaka)

Me origjinë nga Shqipëria, por me banim në Londër, Dojaka është diplomuar së fundmi në Central Saint Martins.

Ajo bëri emër në skenën e modës në Londër vitin e kaluar përmes Fashion East, një organizatë e përkushtuar për të ushqyer talente të reja të modës duke i dhënë dizajnerëve mundësi për të organizuar një shfaqje në pistë në Javën e Modës në Londër.

Që atëherë, Dojaka është bërë e njohur për veshjet e saj me rripa të frymëzuara në vitet ’90 dhe pjesë të endura të ndërtuara me kujdes.

Dojaka u zgjodh nga një juri e udhëheqësve të industries së modës, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella McCartney dhe Jonathan Anderson të Loewe./albeu.com