Vaksinimi anti-Covid shmang vdekjen në 97% të të prekurve me virusin famëkeq.
Në këtë përfundim ka dalë një studim 2-mujor i Institutit Italian të Shëndetit, i cili theksoi edhe njëherë se vaksina nuk e shmang plotësisht rrezikun nga Covid, por e redukton ndjeshëm.
Ndërsa për sa i përket prekshmërisë nga variant Delta, instituti në fjalë ka arritur në përfundimin se vaksinimi anti-Covid e ka efektshmërinë 82%, pra kjo përqindje e të vaksinuarve nuk preket nga Coronavirusi./albeu.com