Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga Kuvendi, sot.
Spiropali shkruan se Meta e ka tepruar +104 duke shpërdoruar detyrën e presidentit. Sipas ministres, nëse e gjithë Shqipëria do kishin qenë në sallë, do i kishin dhënë një leksion të merituar.
“+104. Aq e ka tepruar Ilir Meta, sa sikur në këtë sallë të ishte i gjithë populli shqiptar, s’do kishte mbetur kush pa i dhënë leksionin e merituar:
Shkarkimin nga ajo detyrë e nderuar që e shpërdoroi me papërgjegjshmëri të skajshme.
Zbritjen nga karrigia e lartë që e përdhosi me ndërgjegje të plotë”, shkruan Spiropali./albeu.com