Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, përmes një postimi në Facebook, ka sulmuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Ajo shkruan se PD ka shansin t’i vërë shqelmin babës së lajthitur (Berishës) dhe birit dështak (Basha).
“Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.
Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata jane e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”, shkruan Spiropali./albeu.com