Spiropali-Opozitës: Po baltosni Shqipërinë, qëllimi juaj është të vini në pushtet

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se Opozita ka për qëllim baltosjen e vendit.

Nga vendi i saj në Parlament, Spiropali tha se kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike nuk kanë si synim të shohin vendin të përparojë, por vetëm që të vijnë vetë në pushtet. Ajo përmendi këtu dhe djegien e mandateve nga Opozita në vitin 2019, iniciativë që sipas saj dështoi në qëllimin që kishte, ardhjen e Opozitës në pushtet.

Elisa Spiropali: Ngrenë flamurin e rreckosur të demek patriotizmit, nuk ka sot asnjë shqiptar që nuk di që në arenën kombëtare Shqipërisë i kemi ngritur kokën. Vendi ka bërë progress dhe këtë gjë mund ta vërtetojmë duke i marrë me radhë. Ju nuk e pranoni sepse keni ngritur një sistem të tërë mbi baltosjen e Shqipërisë. Sulmet i keni me qëllimin final për të ardhur në pushtet me çdo kush. Këtë bëtë dhe në vitin 2019, kur Haxhixhameti dogji mandatet, por sot është penduar. U munduat atëherë me dorëzimin e mandateve, me braktisjen e zgjedhjeve që t’i bënit dëme Shqipërisë, por nuk ia dolët dot. Ismail Kadare thoshte, çdo popull kishte në gjirin e vet.


Shtuar 17.11.2022 15:47