Spiropali: E keq ardhur për bojkotin që opozita bëri në zgjedhjen e presidentit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend u shpreh e keq ardhur për bojkotonin që opozita bëri ditën që u zgjodh presidenti i ri i vendit Bajram Begaj.,

Spiropali tha se që në nisje të procesit opozita nuk ishte serioze, pasi ata ishin në tryezë po nuk e kishin mendjen tek zgjedhja e presidentit, por se çfarë mendonte Berisha.

“Edhe nëse mund të ktheheshim 10 herë rresht për procesin e zgjedhjes së Presidentit, do të votonim 10 herë rresht të njëjtën figurë. Pikërisht se ishin në dritë të diellit kanë ngritur shumë paqartësi tek ata që nuk duanë të shohin qartë ata që janë mësuar të gënjejnë dhe të gënjehen. Si deputete dhe ministre e PS-së, dhe në grupin e ngarkuar për negociata, por them disa të vërteta të thjeshta. Ne tentuam të respektojnë frymën e Kushtetutës që kërkon një president mbi palët, ky ishte dhe thelbi i palës tonë për opozitën. Nuk kishim asnjë prapavijë tjetër politike. NA keqkuptuan vetëm ata që nuk donin ta kuptonin. Në vend të përgjigjes për dialog dhanë një mori kushtesh. Bashkëbiseduesit tanë hodhën gurë mbi durimin tonë dhe vendosën kushte pas kushteve, duke bërë gjithmonë e më të qartë se në këtë proces nuk ishte për zgjidhjen e kërkuar por e shihni si mundësi për të legjitimuar vetën në opozitë. Diskutonin me ne por mendjen e kishin tek personazhi Makbethian. Vetë përjashtimi dhe bojkoti i bënë bashkëbiseduesit tanë të lehtë. Ishte kaq e dukshme kjo gjë, sa shpesh ndehesha e keqardhur, që sovrani që na ka peshuar me votë, nuk mund t’i mbante me gajret. Një pakicë nuk mund të vendosë kushte. E vetmja gjë do të ishte serioziteti në tryezë. Më shumë se zgjedhja kjo pjesë e opozitës kërkonte të ishte me alibinë e Alibeajt në xhep, që ne përfshihemi por na jepni votat tuaja. Deri ën fund ata nuk sollën një propozim me 20 deputetë, vota të cilat ne do u jepnim 74 votat e shumicës. Ndihem e keq ardhur që nuk patëm mundësi te eksploronim për të gjetur një të mesme mes nesh. Sa për aradhen kaotike të vetë personazhit, vota e tyre ishte dhe mbetet non-grata për ne”, tha Spiropali.


Shtuar 6.06.2022 20:43