Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë fjalës së saj në Kuvend, u është drejtuar deputetëve demokratë duke u thënë se kanë hallin për të shpëtuar Sali Berishën në protestën e 7 korrikut, jo hallin e shqiptarëve.
“Si do e stolistë Dule protestën e Berishës? Meqë ju jeni një njohës shumë i mirë se shumëkush nga këta që janë këtu. Nëse ka një stoli të cilës i është rënë në qafë në këtë kuvend ajo është fjala e gjuhës shqipe.
Ju duken sikur të gjitha gjërat që i bënin vetë po i bëjmë ne. Nuk ka krim më të madh se ta kthesh sallën e kuvendit të Shqipërisë në një arenë të tillë të shpërdorimit më kriminal të gjuhës shqipe.
Po ç’ti bëjmë ne që jeni kapur pas flokëve të Saliut si i mbyturi që mbyt. Sa më shumë që kapeni pas flokëve të tij aq më shumë tregoni se nuk keni hallin e qytetarëve. Ju doni të nxisni turmat që të shpëtoni Saliun. Nuk e zhbëni dot kontrastin e madh mes jush dhe nesh të cilët që në ditën e parë jemi përballur me krizat e rindërtimit. E keni marrë një goditje të fortë në 2013 dhe mesa duket ju kokën më nuk po e ngrini për këtë gjë sepse pushtetin e shihni shumë të largët”, tha Spiropali.