Spiropali: Berisha dhe Basha e njëjta uthull brenda një shisheje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali në fjalën e saj në seancën e sotme plenare është shprehur se është për të ardhur keq që kur pritet të votohet për vettingun Basha dhe Berisha flasin për pengesat e tyre.

Spiropali ka akuzuar Bashën dhe Berishën se janë të njëjtë dhe se kot mundohen të bëjnë sikur janë të ndryshëm. Ato sipas saj janë e njëjta uthull që thyen shishen e vet.

Fjala e Spiropalit:

“Është shumë për të qeshur kur zoti Lulzim Basha del këtu dhe jashtë kuvendit dhe flet për trekëndëshin e bermudës që ka penguar procesin e vettingu ndërsa dje bënte rolin e fëmijës dhe fshihte kokën se s’dinte c’të bënte por sot është këtu për ta votuar. Është e habitshme sesi ju tjetër bëni, tjetër mendoni tjetër bëni, ju tjetër bëni tjetër bëni. Doni me bërë ndryshimin e madh mes njëri tjetrit, por nuk ndryshoni aspak, jeni e njëjta uthull në të njëjtën shishe uthull që thyen enën e vet.

Dalllim mes jush donte ta bënte dhe Saliu, që pretendonte se jeni të ndarë në dy gota, por jo jeni e njëjta shishe uthulle që nuk e blen më njeri, sa keq për ju sa keq për të gjithë por nuk kemi çfarë të bëjmë. Sali Berisha nuk e krijoi partinë por e sundoi, i vjen habi se duhet që të kishte ikur por e mbajte ti Lulzim, ndarja jote nga Luli Brava siç e quan ti nuk është ndarje përfundimtare.

Po c’taksirat kemi sot që kemi ardhur për të votuar një proces që nuk është partiak dhe ju e kishit në dorën tuaj kush ishte kryeministri, ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor të sistemit ky është dhe problemi juaj. Sa herë që hapni gojën bën mirë mos e ngatërrosh gojën me bravën që e shqyen si bravë sa herë që del këtu”, ka thënë ajo.

 


Shtuar 10.02.2022 13:15