Spektakël pa fitues, Interi bllokon Barcelonën, katalanasit rrezikojnë kualifikimin (VIDEO)

Barcelona dhe Interi kanë ndarë pikët në ndeshjen e katërt në Grupin C të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” dhuroi spektakël, teksa u mbyll me rezultatin 3:3.

Ousmane Dembele (40’) dhe Robert Lewandowski (82’, 90+2’) shënuan për katalanasit.

Kurse, për “Nerazzurrët” shënuan Nicolo Barella (50’), Lautaro Martinez (63’) dhe Robin Gosens (89’).

Interi pas këtij barazimi ka 7 pikë dhe renditet i dyti në grup, me tri pikë më shumë se Barcelona. SHIKO GOLAT


Shtuar 12.10.2022 22:56