Spasovski: Informacionet se ka pasur tuba me derivate të naftës në autobus janë spekulime

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për BTV-në bullgare deklaroi se spekulimet në opinion për tuba me benzinë, piroteknikë vetëm se e dëmtojnë hetimin dhe nuk ndihmojnë.

“Hetimi do t’i vërtetojë të gjitha faktet, ndërsa të dhënat më të rëndësishme do të vijnë nga organet bullgare. Ne duhet ta vërtetojmë arsyen për aksidentt nëse kjo ka ndodhur nga faktori njeri ose është ndonjë lëshim teknik i automjetit”, tha Spasovski.

Spasovski më tej shtoi se Drejtoria Doganore mbrëmë ka ndërmarrë veprime për zbardhjen e procedurave dhe dy doganierë janë suspenduar nga puna.


Shtuar 25.11.2021 19:31