Spartak Ngjela-moderatores shqiptare: Merr një shoqe dhe hajde pas darke tek unë (VIDEO)

Avokati Spartak Ngjela njihet për ngacmimet e tij ndaj personazheve të famshëm të televizionit shqiptar.

Së fundmi, i ftuar në “News 24”, teksa po rrëfente rutinën e përditshmërisë së tij, ai ka ftuar moderatoren Çenkuela Hasa dhe një shoqe të saj për darkë në shtëpinë e tij për të konsumuar një gotë verë e për të folur për kozmosin.

Moderatorja: Folëm për mëngjeset tuaja, punën, por si janë mbrëmjet e avokatit, cilët janë njerëzit që të shoqërojnë?

Spartak Ngjela: Po të jem i disponuar se puna dhe të lodh. Punoj këtu, bëj padi, bëj mbrojtje në gjyq, shkruaj dhe në shtëpi. Ajo më jep gjallëri në fakt nuk më shqetëson. Vijmë në momentin e darkës, jam me Sokratin. Sokrati ka thënë biseda me verë pas darke, merr ti ndonjë ditë ndonjë shoqe, pimë verë dhe bëjmë bisedë.
Moderatorja: Biseda të çfarë natyre?

Spartak Ngjela: Biseda pas darke quhet, drejtojeni ju bisedën por mos na fusni në kozmos, flasim për kozmosin.

@news24.al♬ original sound – News24.Albania


Shtuar 29.05.2022 18:10