Bora Zemani është padyshim ndër moderatoret që publiku i fal shumë pozitivitet dhe dashuri duke I kthyer ëmbëlsinë që ajo fal në ekran.
Përgjat muajve të fundit ajo ka qenë mjaft e angazhuar dhe e kemi parë gati çdo ditë në ekran pasi ka moderuar një ndër emsionet më në zë, Përputhen.
Të lidhura
None found
Së fundmi ka qenë Spartak Ngjela ai të cilit Bora i ka marrë vëmendjen dhe avokati i la një koment publikisht që nuk vonoi shumë për tu bërë viral.
“Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë”, i shkroi Spartak Ngjela Bora Zemanit./albeu.com/

