Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën.
Gjykata Kombëtare e Spanjës ka pranuar kërkesën e prokurorisë spanjolle për ekstradim. Gjykata Kombëtare e Spanjës e ka marrë vendimin ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua më datë 2 korrik.
Lulzim Berisha, i cili përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, kërkoi rreth një muaj më parë gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri, pasi sipas tij në vendin tonë i rrezikohet jeta dhe ka frikë nga një hakmarrje.
Sipas prokurorisë spanjolle Lulzim Berishës i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet.
Lulzim Berisha ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.