“SPAK-u nuk hyn fare këtu”, Rama flet për audio-përgjimin dhe zbulon bisedën me Veliaj: Ja çfarë i thashë

Mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” një tjetër temë që është diskutuar është audio-përgjimi i Erion Veliaj për Federatën Shqiptare të Futbollit.

Rama ka treguar bisedën me kreun e bashkisë Tiranë, Veliajn.

Rama: “Nuk është tema jonë si qeveri. Menjëherë pasi doli ai përgjim unë kam bërë një bisedë në telefon me Veliajn. Unë refuzoj të dëgjoj përgjime telefona dhe çimkash. Të gjitha kanë dalë nga konteksti muhabetet.

Robert Rakipllari: Po përgjimet e 21 janarit përse i dëgjoni apo ato u interesonin…

Përgjigjet Rama: Flasim për përgjime zërash nuk flasim për pazare televizive. S’kishte aferë në atë bisedë, nuk po bëheshe pazare. Presidenti i Amerikës e patë ju tha diçka që nuk është e pabesueshme jemi njerëz. E mora në telefon dhe ma shpjegoi të gjithë kontekstin. Pozicionin e bashkisë, konfliktin dhe aferat e FSHF-së. Kur përgjohet fjalët dalin jashtë kontekstit, unë e kam përjetuar në kurrizin tim. SPAK s’ka lidhje me OJF , SPAK s’ka kompetencë, ai është muhabet me një dhomë kalçeto. I thashë SPAK-un pse e ke përmend nuk hyn fare SPAKU këtu”, tha Rama.

Shtuar 27.01.2022 22:24