“E pabesueshme ajo që do të ndodhë”, Çfarë po paralajmëron Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotme, nga studio e “Open” ka paralajmëruar një lëvizje të Shqipërisë në politikën ndërkombëtare që e cilësoi të pabesueshme.

“Të jeni të sigurt që sot Shqipëria është në një pozicion në politikën e jashtme që nuk e ka pasur asnjëherë. Dëgjova sot ca dokrra lidhur me Ukrainën apo ku di unë. Në ditët në vijim shumë shpejt ju do të dëgjoni një gjë që deri dje ishte e pabesueshme për rolin ndërkombëtar të Shqipërisë” tha Rama, ndërsa përmendi deklaratën e Sali Berishës i kërkoi që Shqipëria të furnizojë Kievin me fishekë dhe municione. Këtë deklaratë kryeministri e cilësoi si “dokërr”./albeu.com


Shtuar 27.01.2022 22:14

Tags: