Mega-operacioni me 52 të arrestuar në Itali-Shqipëri, SPAK sekuestron pronat dhe kompanitë e anëtarëve të organizatës së Xhevdet Troplinit

Një numër i konsiderueshëm pasurish, me vlerë rreth 12 milionë euro, është sekuestruar në qytetin e Durrësit, si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafias dhe me mbështetjen e EUROJUST.

Pasuritë e sekuestruara, dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave, me veprimtari që shtrihet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Procedimi penal nr. 36/2019, në kuadër të të cilit janë regjistruar hetimet pasurore, përfshin 52 persona të dyshuar, 30 prej tyre në Shqipëri dhe 22 në Itali.

Ndërsa sot Prokuroria e Posaçme, njofton sekuesktimin e pronave të organizatës kriminale që drejtohet nga Xhevdet Troplini në Durrës.

Gjykata e Posaçme, ka miratuar dy vendime për sekuestrimin e pronave në muajin maj dhe qershor 2025, të cilat janë ekzekutuar nga hetuesit financiarë të SPAK dhe Policia e Shtetit.

Pasuritë, që përfshijnë ndërtesa, njësi tregtare dhe truall, janë në pronësi të personave nën hetim ose të afërmve të tyre, dhe tashmë ndodhen nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

Sipas SPAK, hetimi ka përfshirë përdorimin e metodave të avancuara si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video, vëzhgime, analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKY ECC, si dhe dëshmi nga tre bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Autoritetet kanë zbuluar se pagesat për blerjen e lëndëve narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë, përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve. Vlera e transaksioneve të dokumentuara për drogat arrin në 4.5 milionë euro.

Po ashtu, është identifikuar transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine si parapagim për një sasi prej 500 kilogramësh kokainë, që do të nisej nga porti i Guayaquil, në Ekuador.

Procedurat ndodhen aktualisht në fazën e hetimit paraprak, ndërsa autoritetet shqiptare dhe italiane po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe korruptive.

NJOFTIMI I SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.36 të vitit 2019* regjistroi procedimin pasuror nr.10/2025 dhe paraqiti në Gjykatën e Posaçme, kërkesën për sekuestrimin e disa pasurive që dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.36 të datës 20.05.2025 vendosi sekuestrimin e disa pasurive të lidhura me personat nën hetim, të përfshirë në veprimtari kriminale. Ky vendim është ekzekutuar më datë 21.05.2025.

Pas kësaj, Prokuroria e Posaçme vijoi hetimet intensive dhe zbuloi edhe pasuri të tjera të lidhura me subjektet nën hetim. Përmes vendimit nr.39 të datës 20.06.2025, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe vendosi sekuestrimin e tyre. Vendimi u zbatua nga  hetuesit financiarë të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit më datë 27.06.2025. Këto pasuri janë marrë nën administrimin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.

Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin e Durrësit dhe përfshijnë:

1.     Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 282.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 248 m2, e cila rezulton në pronësi të shtetasve E.Z. në ½ pjesë dhe K.J. në ½ pjesë (pasuri e lidhur me subjektin e procedimit pasuror E.Z.), me vendodhje në Durrës.

2.     Pasuria e llojit ndërtesë, me sipërfaqe 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k (me ortak shtetasin N.SH., person i lidhur me subjektin e procedimit pasuror J.D.), Durrës;

3.     Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 291 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

4.     Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 205 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

5.     Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës

6.     Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;

7.     Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;

8.     Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës.

9.     Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k. Durrës;

10.   Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe 257.63 m2 në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k., Durrës;

11.   Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Rruga Plazh/10 Durrës e regjistruar ne emer te N. Sh.;

12.   Pasuria me sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

13.   Pasuria me sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë Njësi, ndodhur në Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

14.   Pasuria e llojit “bodrum”, me sipërfaqe totale 20 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

15.   Pasuria me sipërfaqe 70 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

16.   Pasuria me sipërfaqe 34 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

17.   Pasuria me sipërfaqe 29 m2, Durrës, në pronësi të subjektit të procedimit pasuror E.D. dhe personit të lidhur me të H.D. (bashkëshortja);

18.   Pasuria me sipërfaqe 867.13 m2, nga të cilat 867.13 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, ndodhur në Durrës, Currila;

19.   Pasuria e llojit truall, ndodhur në Durrës, Currila, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;

20.   Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 617.6 m2 nga të cilat ndërtesë 54.52 m2, në pronësi ta shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;

21.   Pasuria ndodhur në Durrës, Currila, e llojit truall me sipërfaqe 87 m2, dhe ndërtesë 52 m2, në pronësi të shtetasve B.D. dhe D.D., persona të lidhur (familjarë) me subjektin e procedimit pasuror E.D.;

Hetimet u kryen në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK, Prokurorisë së Barit, Drejtorisë së Antimafias, me mbështetjen e Eurojust.

Procedimi penal nr.36/2019 është regjistruar për veprat penale:“Trafikim i narkotikëve”,  kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, vepra të parashikuara nga nenet 283/a, 28/4, 333/a, 334 dhe 287 të Kodit Penal, janë evidentuar pasuri të cilët dyshohet se janë krijuar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike.

Procedimi pasuror nr. 10/2025 u regjistrua me qëllim verifikimin e pasurive të subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, në total 52 persona (30 në Shqipëri dhe 22 në Itali), të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal në të dy vendet.

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro. 

Hetimi pasuror lidhur me të gjithë subjektet vazhdon.