Zbardhen emrat e 15 personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës.
Për gratë është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie, ndërsa për burrat është caktuar masa “arrest me burg.”
Albeu.com mëson se 4 urdhër-arreste janë ekzekutuar sot.
Emrat
Lefter Koka- arrest në burg
Alqi Bllako– arrest në burg
Pëllumb Abeshi– arrest në burg
Mirel Mërtiri- arrest në burg
Klodian Zoto- arrest në burg
Erjon Murataj- arrest në burg
Bledar Karoli- arrest në burg
Alba Thoma- arrest shtëpie
Valbona Ballgjini– arrest shtëpie
Taulant Tusha– arrest në burg
Namik Simixhiu- arrest në burg
Sidita Kopliku– arrest shtëpie
Jetmir Llapaj– arrest në burg
Sidita Tola– arrest shtëpie
Kujtojmë së më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.
Hetimet kanë nisur në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e inceneratorit të Tiranës.
Ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, në gjykatë po gjykohen ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS-së Alqi Bllako.
Edhe ndaj Arben Ahmetajt është firmosur urdhërarresti por ende nuk është ekzekutuar dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. /albeu.com