SPAK kontroll në banesën e saj, revoltohet Xhovana: Shtet ordiner…

Xhovana Nikolli, ka reaguar pas kontrollit që SPAK ka ushtruar në banesën ku jeton modelja me motrën e saj në Elbasan.

Xhovana thotë se SPAK ka sekuestruar sende private pa urdhër gjykate. Ajo shprehet se Prokuroria e Posacme ka sekuestruar telefonin e prindërve të saj.

Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, i arrestuar në gusht të 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë.

Ndërsa e motra e saj, Alda Nikolli krijoi një romancë me vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani, teksa ky i fundit ndodhej në qeli.

 


Shtuar 29.03.2025 12:29