SPAK kërkoi pushimin e padisë së Metës ndaj Dvoranit, ish-kreu i KED dhe përfaqësuesi ligjor i presidentit mbërrijnë në GJKKO

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Mësohet se pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK, për pushimin e kallëzimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ndaj ish-kreut të KED.

Kujtojmë se Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

 


Shtuar 23.11.2021 09:27