SPAK i sekuestroi vilën në Dhërmi, Klodiana Lala zbardh detaje: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi…

Ditën e sotme, gazetarja e njohur Klodiana lala, foli nga studio e “News24”, ku komentoi akuzat e reja që ka ngritur SPAK ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku. Sipas saj, pozitat e ish-zyrtares së lartë socialiste janë rënduar ndjeshëm dhe rrezikon një marzh më të lartë dënimi.

Gjithashtu, Lala tha se pritet të shikohet edhe hapi i radhës i Prokurorisë nëse do bëjë tjetër kërkesë për imunitetin dhe arrestimin, pasi më parë mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama, e kishin bllokuar me pretendimin se nuk kishte akuzë për korrupsion.

Lala nënvizoi se tani ka një ndryshim drastik në hetime dhe akuza të reja ndaj Ballukut, të cilat rrëzojnë edhe alibinë e mazhorancës në Parlament.

“Balluku është në një raport të ri me drejtësinë. Veprat penale korrupsion e pastrim parash kanë një marzh më të lartë dënimi. Prokuroria po vijon hetimet edhe për personat e tjerë. SPAK mori më shumë kohë për të hetuar pasi hetimet e mëparshme kishin afat deri në muajin korrik, pra ka fituar më shumë kohë për hetimet. Me këto akuza të reja pozita e saj është rënduar ndjeshëm. Kemi një ndryshim drastik për momentin. Edhe zoti Rama gjatë kërkesës për heqjen e imunitetit tha se nuk mund ta pranonte pasi zonja Balluku nuk akuzohej për korrupsion, kurse tani kemi pikërisht veprën penale të korrupsionit”, u shpreh Lala.

Kurse ish-futbollisti Igli Tare sipas saj, i marrë po nën akuzë për vilën e fshehur në Dhërmi, ka pretenduar se ajo është pronë e tij e blerë me të ardhura të ligjshme nga aktiviteti në fushën sportive.

“Igli Tare thotë se vila është blerë në vitin 2018 me të ardhura të tij të ligjshme të siguruara nga aktiviteti i tij në fushën e sportit, kurse SPAK beson se ajo vilë është e fshehur në emër të Belinda Ballukut. Vila është nën administrimin e Agjencisë së pasurive të Sekuestruara”, tha Lala.

Më tej, ajo shpjegoi se SPAK ka analizuar edhe qelizat telefonike për lëvizjet e Ballukut dhe punëtorëve apo shoferëve të saj në vilën në Dhërmi, që kanë tradhtuar ata dhe ndihmuar grupin hetimor në investigim.

“Balluku nuk është pyetur, por janë pyetur nga punonjësit e kësaj vile deri te shoferët e zonjës Balluku dhe zyrtarët, pra të gjithë personat afër Ballukut. Madje edhe punonjësit e vilës, ata që mirëmbanin, gatuanin apo kryenin punë të tjera. Qelizat telefonike kanë tradhtuar si këta persona ashtu edhe zonjën Balluku, pasi janë verifikuar telefonatat dhe janë lidhur qelizat telefonike me lëvizjet e tyre”, shpjegoi gazetarja.

Sipas Lalës, pozitat e Ballukut tashmë janë më të rënduara se më parë, pasi rrezikon edhe një dënim më të lartë për korrupsion dhe pastrim parash.


Shtuar 4.06.2026 15:34

casibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetjojobetmatbetJojobetmatbetGrandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusu veren sitelerjojobetjojobetJojobet girişMarsbahis GirişjojobetJojobetbetparkbetparkCasibom