VIDEO/ Momenti kur vrasësi i policit Violand Braçellari transportohet me ambulancë nga spitali i Korçës, të afërmit e viktimës e shajnë të revoltuar: Çfarë i bëre, o pis…

Këto janë momentet kur i plagosuri Violand Braçellari i vendosur në një barelë, transportohet me ambulancë nga spitali i Korçës drejt Tiranës për mjekim të specializuar, pasi ka plagë në dorë dhe bark të marra gjatë aksionit policor ku ai vrau efektivin Enea Mekolli në krye të detyrës dhe plagosi një tjetër, Edison Adri.

Efektivë të shumtë dhe mjekë kanë lëvizur barelën ku ndodhej i shumëkërkuari i dënuar me gati 10 vite burg nga drejtësia për kultivim droge dhe në momentin që kanë dalë nga dera për ta vendosur në ambulancë, aty ka pasur qytetarë të shumtë, të afërm dhe kolegë të efektivit të vrarë, që e kanë akuzuar për krimin e rëndë.

Të lidhura

None found

 

 

Braçellari dukshëm i vetëdijshëm nuk ka bërë asnjë lëvizje apo reagim.

Gjatë momentit që ai po futej në ambulancë, qytetarët e shajnë:

“O të q… m…! O pis…! Çfarë i bëre”.

 

 

Ai po transportohet drejt kryeqytetit, ashtu sikurse më parë ishte dërguar edhe efektivi Adri me helikopter te Trauma, për mjekim.

 


Shtuar 4.06.2026 12:10

casibomcasibomjojobetcasibomjojobetMadridbetMadridbetbetciobetpark girişjojobetjojobetmatbetJojobetmatbetGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşiGrandpashabet ekşijojobetjojobetJojobet girişMarsbahis GirişjojobetJojobetbetparkbetparkCasibom