“SPAK do të bëjë një tjetër goditje të fortë”, Karamuço paralajmëron ditë të “zeza” për politikanët: Në korrik do të ketë non-grata

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ka paralajmëruar një jtetër goditje të fortë të SPAK në ditët e ardshme.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Karamuço theksoi se SPAK nuk do të ndalet vetëm tek arretsitmi i Vangjush Dakos, pasi ditët në vijim do të bëjë një tjetër goditje të fortë.

Ai paralajmëroi se këtë herë personazhi që do të goditet nga SPAK do të jetë nga e djtahta.

Mendoj se SPAK është në proces procedurash, verifikon dokumentet dhe do të bëjë goditjen e rradhës. Gjykoj se do të jetë djathtas, që edhe SPAK të japë mesazhin në publik se është i pavarur, godet majtas e djathtas”, tha Karamuço.

Ai tha se mes korrikut dhe gushtit do të kemi një valë të re “non grata” nga Britania e Madhe, ku do të përfshihen biznesmenë dhe kupola politike.

Kjo është një gjë shume normale, shumë e shëndetshme. Priten të tjerë non grata. Disa personazhe që janë shpallur non grata nga SHBA, Britania e Madhe dhe shumë shpejt nga BE, dhe është një projekt dhe do ndodhë shumë shpejt. Do të vazhdojnë organet ligjzbatuese shqiptare dhe do hapin hetime për të gjithë. Kemi 11 non grata në Shqipëri. Disa janë politikë, disa ekonomikë. Do nisin dhe për ata. Është diku mes korrikut dhe gushtit, që ne i njohim se kanë problematika”,  tha ai.


Shtuar 9.06.2023 22:26