SPAK cakton masën “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu, nisin hetimet intensive

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

Vendimi është marrë pas një operacioni të zhvilluar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët po kryejnë kontrolle në disa ambiente, përfshirë edhe zyrën e avokatit.

Sipas burimeve nga hetimi, Logu dyshohet se ka kërkuar dhe përfituar një shumë prej 8 mijë eurosh nga një klient, në këmbim të premtimeve për të ndikuar në një çështje gjyqësore.

Kontrollet janë ende në vijim, ndërsa hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi mekanizmin dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.


Shtuar 10.09.2025 10:08