Apeli i Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi këtë të enjte vendimin e Shkallës së Parë për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Tereza Merkaj, shqyrtoi çështjen penale mbi ankimin e paraqitur nga SPAK.
Në përfundim të proceduarave, Apeli vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 798, datë 11.12.2025, të Shkallës së Parë, duke rrëzuar kështu ankimin e SPAK.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykata e Lartë.
Vendimi i Apelit lë në fuqi konstatimin për humbjen e fuqisë së paraburgimit ndaj Lefter Kokës, ndërsa SPAK ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës së Lartë me rekurs.
