Vijon numërimi i votave në të gjitha bashkitë e vendit, më PS që kryeson në shumicën e Bashkive, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i Sali Berishës dhe Ilir Metës deri më tani kryeson në shumë pak bashki, të cilat janë kryesisht në vogla.
AlbEu ju sjell më poshtë një rezultat paraprak, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve, në qarkun Korçë, i cili përfshin 6 bashki.
Qarku Korçë
Bashkia Devoll (48/49)
Eduard Duro (PS) – 8279 vota
Elvis Hajdërlli (BF) – 7827 vota
Çlirim Hoxha (kandidat i pavaruar) – 80 vota

Bashkia Kolonjë (28/28)
Erion Isai (PS) – 3873 vota
Ethem Lumani (BF) – 2152 vota

Bashkia Korçë (158/158)
Sotiraq Filo (PS) – 20996 vota
Ledina Alolli (BF) – 13613 vota

Bashkia Maliq (73/76 kuti)
Gëzim Topçiu (PS) – 12941 vota
Alfred Gega (BF) – 6421 vota

Bashkia Pogradec (36/106)
Ilir Xhakolli (PS) – 5778 vota
Zini Tollozhina (BF) – 2842 vota
Rezart Laraku (LRE) – 178 vota

Bashkia Pustec (8/8)
Pali Kolefski (PS) – 1373 vota
Pandi Jani (BF) – 741 vota

 
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
			    
						 
						