KQZ njofton se pjesëmarrja e qytetarëve në qendrat e votimit deri në orën 8.00 ishte1.29 %.
Nga 5213 QV gjithsej deri më tani në Komisionin qendror të zgjedhjeve kanë raportuar për pjesëmarrjen 2468 qendra votimi. Pjesëmarrja deri në orën 8:00 ishte 1.29%.
Ndërkohë që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një raportim në lidhje me problematikat e pajisjeve të identifikimit dhe për numrin e qendrave të votimit ku procesi ka nisur me vonesë ose s’ka nisur ende.
/albeu.com/