Sot u përcoll për në banesën e fundit, vëllai i Delion Troqes shpërthen në vaj: Si të lashë vetëm!

Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit Delion Troqe, 38-vjeç I cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen  e djeshme në Vlorë.

Vëllai Eldon Troqes ka shpërthyer në lot gjatë ceremonisë mortore pas të cilës 38-vjeçari i vrarë në Vlorë, u përcoll sot për në banesën e fundit.

“Pse ika, pse e lashë vetëm…,”- ka thënë ai gjatë varrimit.

Kush është Delion Troqe:

Delon Troqe, 38 vjeç, një precedentë penalë u vra një natë më parë me breshëri kallashnikovi, ngjarje për të cilën askush nuk është vënë në pranga.

Troqe rezulton se është kushëri me një tjetër person të përfshirë në trafikun e drogës, Elvis Troqe, i zhdukur që prej korrikut të 2018.

Nga ajo kohë e deri më sot, prej të riut nuk ka asnjë shenjë. Ky ishte ekzekutimi i dytë që ndodhi në qytetin e Vlorës brenda 12 ditëve, pasi më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja. Kjo është vrasja e katërt që ndodh në katër muaj në qytetin e Vlorës. /albeu.com/

 

Shtuar 22.05.2021 15:24