Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar tre vdekje dhe 10 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu se janë shëruar edhe 17 pacientë të tjerë.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 155.655, ndërsa numri i të shëruarve është 149.933.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 5.481 viktima./albeu.com