Sot seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit, diskutohet shkarkimi i Metës

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit sot do të mblidhet Kuvendi. Seanca pritet të nisë në orën 10:00 nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në seancën e ditës së sotme do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga Presidenti Ilir Meta, si dhe njoftohet kërkesa e PS për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj.


Shtuar 4.05.2021 08:17