Ditën e sotme, rreth 29 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin, do t’i nënshtrohen sot provimit të parë, atij të gjuhës shqipe.
Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta, për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë një orë para se të fillojë provimi.
Në datën 25 qershor, do të zhvillohet provimi i matematikës dhe 28 qershor gjuha e huaj.
Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor.