Sot, 19 qershor, mbi 30 mijë maturantë ndo t’i nënshtrohen testit të lëndës me zgjedhje.
Ky është provimi i fundit për maturën shtetërore 2023. Testi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimet e Maturës nisën më 1 qershor, ku nxënësit iu nënshtruan testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj, ndërsa një javë më pas testuan njohuritë në lëndën Gjuhë Shqipe Letërsi dhe Matematikë.
Njësoj si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.
Përfaqësuesit e kësaj të fundit thonë se kjo nuk e ka cenuar aspak mbarëvajtjen e procesit.
Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, ata kanë mundësi të ritestojnë sërish njohuritë në sesionin e dytë./Albeu.com/