Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, ditën e sotme pritet të mblidhet Kryesia e kësaj force politike.
Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Gazement Bardhi, i cili njofton se në orën 19:00 do të diskutohet lidhur me situatën e brendshme të PD-së.
Njoftimi:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti.
Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi/albeu.com/