Sot mblidhet Këshilli për Siguri i Maqedonisë së Veriut

Sot, më 1 shkurt, me fillim prej orës 11:00 në Vilën Vodno do të mblidhet Këshilli për Siguri i Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet politika aktuale dhe gjendja e sigurisë në rajon dhe më gjerë, njoftojnë nga presidenca.

Në mbledhje do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, profesori Nenad Markoviq, Veton Latifi dhe Trajan Gocevski.

Në mbledhje merr pjesë edhe drejtori i Agjencisë së zbulimit, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski dhe nënkoloneli Vasko Gjurçinovski./TV21