Sot mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, grupi “Berisha” ka një mesazh të fortë për anëtarët

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, në të cilin u kërkohet që të mos bëhen pjesë e mbledhjes.

Në deklaratën e komisionit thuhet se shkarkimi i Lulzim Bashës është firmosur nga 4446 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe rreth 44 mijë anëtarë të kësaj force kanë votuar për shkarkimin e tij.

Mesazhi i plotë:

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar

4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike dhe 44000 anetare te saj me vendimet e tyre historike kane vendosur te marrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie per t’i hapur rruge rithemelimit te saj!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar te mos behen pjese e pengmarrjes se PD dhe te lexojne e respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!

Opozita nuk eshte as vule dhe as brave por vullneti i demokrateve i shprehur qarte me vote ne referendumin historik te dt 18 Dhjetor!

Sot eshte dita per t’ju bashkuar vullnetit te sovranit dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!

Komisioni i Rithemelimit/albeu.com/