Sot besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen. Në vendin tonë, kishat e Krishtera e kremtojnë në orare të ndryshme meshën me rastin e “Lindjes së Krishtit”. Në mëngjes do të mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e “Shën Palit” Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, ku përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve.
Mesazhe paqeje kanë dhënë dje edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.
Mesazh nga Shkodra ka ardhur dhe nga Imzot Angelo Massafra, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit e Presidenti i Konferencës. Albeu.com ju uron të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Krishtlindjen./albeu.com