Kosova që prej orën 07:00 të ditës së sotme ka hyrë në heshtje zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit.
Kujtojmë se nga rundi i parë i këtyre zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 17 tetor, u zgjodhën 17 kryetarë komunash, ndërsa në 21 komuna të tjera qytetarët do të votojnë sërish për të zgjedhur drejtuesit e tyre për 4 vitet e ardhshme.
Ashtu si në raundin e parë, fushata ka qenë shumë ndryshe nga zgjedhjet e herëve të tjera për shkak të pandemisë. Fushata më shumë është bërë nëpërmjet rrjete sociale sesa me mitingje e grumbullime njerëzish.
Fushata për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga data 5-12 nëntar./albeu.com