Mbrëmja e sotme shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, e për Vehbi Hashanin ky bëhet Ramazani i 75-të që agjëron.
Haxhiu Bihu, siç e njohin ndryshe në Obiliq, është 87-vjeçar dhe agjërimin për herë të parë e filloi në moshën 13-vjeçare.
Ai thotë se më të lehtë agjërimin e ka në pleqëri sesa gjatë rinisë, pasi si bujk i duhej të punonte në ara. Tregon se agjërimi përveç rolit fetar, ndihmon edhe pastrimin e trupit të njeriut.
Përveç agjërimit, Haxhi Bihu rrëfen se nuk mungon në xhami as për faljen e pesë namazeve, përfshirë teravitë.
Megjithëse më i moshuari, ai është i pari që hap derën e xhamisë për t’i pranuar besimtarët e tjerë./tch