Sot në orën 18:00, në Kuvend, presidenti Ilir Meta dorëzon detyrën e tij, Bajram Begat, që do ta pasojë pas 5 vitesh në krye të shtetit.
Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një foto me fëmijët dhe shkruan se për të ka qenë një nder dhe privilegj i madh të ishte president i Republikës së Shqipërisë.
Postimi i Metës:
Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!/albeu.com