Sot ditëlindja e Skënderbeut! Urimi i parë vjen nga…SHBA (FOTO LAJM)

Heroi Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka sot ditën e lindjes.

Ka qenë ambasadorja amerikanë Yuri Kim, e cila ka pasur një mesazh urimi për heroin tonë.

Ajo thotë se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve.

“Guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e Shqiptarëve. Sot, ne festojmë historinë dhe trashëgiminë e tij”, shkruan Kim në një postim në rrjetet sociale./albeu.com/