Ndërhyn sigurimi, Amber Heard reagon e frikësuar ndaj Johnny Dep në gjyq (VIDEO)

Ndërsa ka javë që gjyqi vazhdon, Amber Heard dhe Johnny Depp patën një përballje ditën e djeshme në gjykatë. Pas një dëshmie të ngarkuar emocionale të aktores 36 vjeçare, gjykata bëri një pushim dhe ata për pak u përballën me njëri-tjetrin.

Ditën e dytë që Heard dëshmoi në gjyq, ajo ndau detaje të tmerrshme rreth dhunës seksuale që pretendon se pësoi nga ish burri i saj. Duke u dridhur dhe duke qarë, aktorja tregoi se si 58 vjeçari e goditi, kërcënoi dhe dhunoi me shishe.

Teksa 36 vjeçarja u ngrit nga karrigia, Depp, filloi të lëvizte drejt saj. Siç shihet në video, në atë moment ka pasur pothuajse kontakt me sy mes dy ish-bashkëshortëve. Heard, me një shprehje të frikësuar në fytyrë, bëri një hap pas ndërsa një punonjës del para aktorit.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” ngriti supet me indiferentizëm dhe i ktheu shpinën ish gruas së tij. Sipas New York Post , pas “takimit të shkurtër”, Depp ka dalë për të pirë një cigare, ndërsa Heard ka qëndruar në vendin e saj gjatë gjithë pushimit prej 15 minutash.

Gjatë dëshmisë së saj ditën e djeshme, 36 vjeçarja përshkroi një sherr të fortë që çifti pati në mars të 2015-ës, gjatë kohës që jetonin në Australi dhe Depp po xhironte filmin e pestë të “Pirates of the Caribbean”. Heard pohoi se pas një sherri me Depp, ai kërcënoi se do ta priste me një shishe.

 

Aktorja pretendoi gjithashtu se i kishte grisur rrobat dhe e përdhunoi me shishe, ndërsa e kërcënoi se do ta vriste. Heard detajoi mes të tjerash dhe një incident në avion pasi Depp ishte bërë xheloz për aktorin James Franco. Sipas saj, Depp e urrente faktin që ajo po punonte me James.

“Ai më quajti një kurvë”, tha aktorja duke shtuar se kur u përpoq që të largohej, Depp e ka goditur me shuplakë. “Nuk më lëndoi fytyrën, thjesht u ndjeva në siklet për këtë që po bënte para të tjerëve”, tha ajo, duke shtuar se më pas e goditi pas shpine.